Politike

“Edhe non grata, edhe bankomat i Edi Ramës”, Hasa: SPAK të hetojë Vangjush Dakon

10 Nëntor 2021, 13:48 Nga DOSJA
“Edhe non grata, edhe bankomat i Edi Ramës”, Hasa: SPAK të

DURRËS – Endri Hasa kërkoi që SPAK-ë të nisë menjëherë hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Deklarata e ish-deputetit demokrat vjen pas denoncimit të djeshëm të n/kryetarit aktual të Bashkisë së Durrësit Arbri Braho se Dako drejton në hije bashkinë e qytetit bregdetar.

Hasa e konsideron “Dakon” si “bankomat të kryeministrit Rama”. Ai kërkon që SPAK të hetojë ish-kryebashkiakun për blerje të votave, favorizime tenderash, korrupsion, etj. Ai përsëriti propozimin e PD-së për nisjen e proçesit të vettingut edhe për politikanët

Postimi i Endri Hasës

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Alket Braho, dëshmoi publikisht se Vangjush Dako ka blerë vota për Edi Ramën edhe në këto zgjedhje. Vangjush Dako u shpall non grata nga SHBA, por, de facto, drejton Bashkinë e Durrësit, në bashkëpunim me Edi Ramën. Ndiqni një pjesë të dëshmisë së nënkryetarit socialist të Bashkisë. Nga dëshmia e tij, konfirmohet ajo që të gjtihë e dinë në Durrës se Vangjush Dako, në cilësinë e bankomatit të Edi Ramës, përcakton kush merr cilin tender në Bashkinë e Durrësit.

Dy gjëra janë urgjente sot.

Është rasti për t’u treguar të pavarur dhe për të justifikuar miliona euro të shpenzuara nga aleatët tanë për një drejtësi që lufton korrupsionin, edhe kur ky çon tek kryeministri

Nëpërmjet një statusi në “WhatsApp”, n/kryetari i bashkisë Durrësit Arbri Braho akuzon Dakon për abuzime me detyrën dhe se drejton ende bashkinë e Durrësit.

Gazeta gjermane “Bild” publikoi disa përgjime të “dosjes 339” ku ish-kryebashkiaku Dako bisedon me njërin prej drejtuesve të klanit mafioz Avdylaj. Ata akuzohen nga Partia Demokratike se kanë blerë vota dhe kanë ushtruar presion ndaj qytetarëve të Durrësit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës. Dako u shpall më vonë person “non grata” nga SHBA-ja për korrupsion dhe abuzim me detyrën. Ai u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë së Durrësit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dosja 339 endri hasa vangjush dako dosja 339 endri hasa vangjush dako

Sondazh

Poll