Politike

Rama-kryeministrit Rutte: Iu desh që të fitonte 4 palë zgjedhje të vinte në Shqipëri

10 Nëntor 2021, 12:03 Nga DOSJA
Rama-kryeministrit Rutte: Iu desh që të fitonte 4 palë zgjedhje

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp, pas takimit me homologun e tij holandez, Mark Rutte. Në fjalën e tij gjatë konferencës, Rama tha se tanimë Holanda ishte kthyer në një mbështetëse të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se së fundmi ishin përfshirë edhe në negociatat me Bullgarinë për heqjen e vetos.

Është moment shumë i veçantë që kemi sot në Tiranë më në fund pas një kohe të gjatë që prej kur kisha nderin të isha në zyrën e tij në Hagë u mikprita si në shtëpinë time. Iu desh që të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Vjen në Tiranë në një moment pozitiv për marrëdhëniet tona. Siç e dini Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë në BE. Kemi marrëdhënie pune shumë impresive. Kemi folur për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të krimit të organizuar dhe jemi të bindur që progresi i bërë do të rritet si pasojë e rritjes së kapaciteteve të vëna në dispozicion. Kemi folur për një qasje më të hapur ndaj të rinjve në zonat rurale për t’i përfshirë në programe të mëtejshme të mbështetjes për sipërmarrjen në fshat. Kemi folur edhe për momentin ku jemi. E dimë shumë mirë që Franca, Holanda dhe Gjermania janë gati për të nisur formalisht procesin e negociatave por duhet zgjidhur ngërçi me Bullgarinë. E falenderoj Mark për përpjekjet që kanë bërë për Bullgarinë,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rutte në Tiranë, takohet me Ramën: Keni bërë progres, jeni gati për negociatat me BE

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama mark rutte mark rutte ne tirane edi rama mark rutte mark rutte ne tirane

Sondazh

Poll