Aktualitet

Aksident në Vlorë, mjeti përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital

10 Nëntor 2021, 13:45 Nga DOSJA
Aksident në Vlorë, mjeti përplas këmbësorin,

VLORË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Mjeti me drejtues Y.XH. ka përplasur një këmbësor i cili është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Sot, në orën 13:35, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., 57 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale L. M, 54 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne vlore vlore aksident aksident ne vlore vlore

Sondazh

Poll