Aktualitet

Akuzohej për falsifikim dokumentash/ Arrestohet 29-vjeçari rumun në Shqipëri

10 Nëntor 2021, 11:50 Nga DOSJA
Akuzohej për falsifikim dokumentash/ Arrestohet 29-vjeçari rumun

TIRANË– Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Rumanisë, 29-vjeçari, i dënuar për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”. Vasil (Marian) Manolache është dënuar me 1 vit e 3 muaj.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Tiranë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Rumanisë, 29-vjeçari, i dënuar për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Fast Albania” si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Rumanisë, të shtetasit rumun Vasil (Marian). Manolache , 29 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Oradea/Rumani, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar duke e dënuar me 1 vit e 3 muaj për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit” i Kodi Penal Rumun. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bukuresht, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit vasil (marian) manolache policia e shtetit vasil (marian) manolache

Sondazh

Poll