Aktualitet

‘Truri’ i grabitjes së Rinasit, Klement Çala me celular në qeli, 3 muaj izolim

10 Nëntor 2021, 13:02 Nga DOSJA
‘Truri’ i grabitjes së Rinasit, Klement Çala me celular

TIRANË– Një nga personat më të rëndësishëm të grabitjes së Rinasit, Klement Çala, është vendosur për 3 muaj në izolim. Shkak për izolimin e tij është bërë gjetja e një aparati celular në qelinë e tij, që nuk dihet prej sa kohësh ishte në pronësi të tij. 

Klement Çala është i njohur si eksperti i bankave dhe si një nga njerëzit më të afërt të Admir Muratajt me të cilin dyshohet se kanë planifikuar dhe organizuar grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në bankën tek Stacioni i Trenit. Ai ndodhet pas hekurave bashkë me të vëllanë, Eldin, që prej grabitjes në Rinas.

Dy vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjen e 4.6 milionë eurovë në Rinas kanë rënë pranga në mars të vitit të shkuar, pasi u arrestuan nga rreth 300 forca policie që u vunë në kërkim të tyre. Ata arrestuan në Qerret të Kavajës, ku kishin marrë një banesë me qira.

Çala me të vëllain ishte shpallur në kërkim që prej datës 10 prill 2019, ku gjatë largimit, në shkëmbim e sipër me FNSH u vra Admir Murataj, ndërsa po ashtu, në burg janë edhe 7 anëtarë të tjerë bandës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klement cala klement cala

Sondazh

Poll