Aktualitet

Pamje nga Mali i Tomorrit/ Kafshët e egra ‘pozojnë’ para kamerave kurth

10 Nëntor 2021, 11:08 Nga DOSJA
Pamje nga Mali i Tomorrit/ Kafshët e egra ‘pozojnë’ para

BERAT-Kameratkurth, të instaluara nga Agjensia e Zonave të Mbrojtura në Malin e Tomorrit kanë filmuar dhe fotografuar kafshët e egra teksa ‘pozojnë’ pa vetëdije përpara kamerave.

Kafshë të shumta si: ariu i murrmë, macja e egër, derri i egër , kunadhja, dhelpra, ujku, kaprollja, gjeli i egër, dhia e egër etj, janë kapur në habitatin e Parkut Kombëtar të Tomorrit me anë të kamerave speciale.

Drejtori i Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Berat (ADZM) Fatos Nako ka deklaruar se moratoriumi i gjuetisë ka bërë që edhe në zonat e mbrojtura në Berat të ketë një shtim të kafshëve të egra gjatë viteve të fundit.

“Është shtuar ariu dhe në disa zona malore ai po dëmton edhe prodhimet bujqësore siç janë misri dhe patatja,ka një shtim të popullatës së derrit të egër,i cili i afrohet më tepër zonave të banuara. Është faktuar tashmë që në Malin e Tomorrit ndodhen 2 kope me mbi 30 krerë me Dhi të egra, njëra në zonën veriore të malit dhe tjetra në zonën jugore,të dyja zona të egra dhe me pak ushqim por me fillimin e lagështirës kemi një ringjallje të bimësisë barishtore e shkurreve që lejojnë mbijetesën e këtyre kafshëve të egra”-ka thënë Nako.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet agjensia e zonave të mbrojtura fatos nako agjensia e zonave të mbrojtura fatos nako

Sondazh

Poll