Politike

VD-“Ju përgëzoj se jeni vajzë e re” Duma-Muzhaqit: Në shkolla s’ka topa llastiku

10 Nëntor 2021, 11:05 Nga DOSJA
VD-“Ju përgëzoj se jeni vajzë e re” Duma-Muzhaqit:

DUMA: Ju përgëzoj se jeni vajzë e re. Do të doja të vazhdoja me çdo gjë poztive. Ministria e Shtetit për Rininë dhe Sportin nuk mund të reduktohet në Pallatin e Pionerëve. Metaforë, se kështu është shndërruar. Kemi një buxhet që për 1 milionë e 813 mijë nqs e pjesëtoni është 0.7 euro për fëmijë. Ju do të thoni që nuk kanë nevojë për buxhetin tonë. Gjysma kanë nevojë, d.m.th. 1.4 euro për fëmijë. Kanë nevojë 1/3, qëi bie 2.8-3 euro për fëmijë, apo 1/5, 3.5 euro për fëmijë. Që këtu duhet të thoni që buxheti është qesharak. Nuk na del, nuk po bëjmë asgjë dhe në mënyrë ironike po thoni po bëjmë disa projekte vanitoze me bashkinë e Tiranës, po bëni foto te plaza ai Veliaj. Ku nuk adresohet varfëria në asnjë pikë të buxhetit tuaj, besoj për moshën dhe brezin që përfaqësoni duhet të thoni nuk e bëmë dot misionin. Kur e konsideroj të hareshëm atë buxhetin me aktivitet, buxhetimi të bëhet në konsult me grupet e interesit. Keni lënë përjashta dhe keni marrë OJF në mënyrë partiake. Nuk e kam me ju, por e kuptoj zinxhirin e pushtetit që nuk ju konsideron fare.

Projekti ‘Ryko’, 215 euro në vit, ku shkon? Na e specifikoni. Thoni që bashkitë kanë në fondin e tyre infrastukturamësimore. 8 vite, Asgjë. Thoni lojëra, mbjellje pemësh, por nuk flisni troç se në shkolla nuk ka topa llastiku. Ku është fondi për këtë infrastrukturë minimaliste? Bëni strategji të integruar, por në shkollat e Tiranës 1 në 4 fëmijë nuk ushqehet. Si mendoni, do thoni që bëjmë fëmijët e lumtur me barkun bosh?! Nuk po flasim për megagalaktinën e dixhitalizimit. E dimë nga koha në pandemisë iku kot mësimi online, sepse janë dështim. E deklarojnë shkollat tuaja.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bora muzhaqi grida duma bora muzhaqi grida duma

Sondazh

Poll