Aktualitet

Regjistroi pronën në emrin e tij, lihet në burg topografi i bashkisë Himarë

10 Nëntor 2021, 12:48 Nga DOSJA
Regjistroi pronën në emrin e tij, lihet në burg topografi i

VLORË – Gjykata e Shkallës së  Parë të Rrethit në Vlorë ka caktuar masën “arrest me burg” për topografin e  Bashkisë së Himarës  Elton Marko. Zyrtari i bashkisë  akuzohet se ka falsifikuar dokumentat e pronësisë duke përfituar në mënyrë të padrejtë një sipërfaqe të madhe toke prej 3 mijë metra katrorë.

Marko do t’i nënshtrohet tashmë një proçesi të plotë hetimi nga Prokuroria e Vlorës. Sipas informacioneve, ai regjistroi një pronë në emrin e tij. Më pas, ai gjeti një blerës, i quajtur Gerlind Muçaj duke ia shitur sipërfaqen në fjalë për 5 mijë euro.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e falsifikimit të pronave dhe pastrimit të parave.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimet me pronat basha ne himare abuzimet me pronat basha ne himare

Sondazh

Poll