Aktualitet

Gjykata e Stokholmit “zhvendoset” në Durrës! Ish-zyrtari iranian gjykohet për krime

10 Nëntor 2021, 08:49 Nga DOSJA
Gjykata e Stokholmit “zhvendoset” në Durrës! Ish-zyrtari

DURRËS- Qyteti bregdetar i Durrësit do të shndërrohet në qendrën e një gjykimi shumë të rëndësishëm me efekt në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një nga zyrtarët e regjimit iranian, Hamid Noury, i akuzuar për krim kundër njerëzimit dhe krime lufte, po gjykohet nga një gjykatë suedeze.

Gjykimi i Noury, i cili ka qenë zëvendës prokuror i një burgu në Iran ka nisur më 10 gusht dhe vazhdon ende.Duke filluar nga dita e sotme e me radhë anëtarë të kampit Ashraf në Manëz të Durrësit do të dëshmojnë për krimet që ata denoncojnë se ka bërë Hamid Noury. Dëshmitarët janë të gjithë anëtarë të MEK (Muxhahedinët e Popullit të Iranit), grupit opozitar në mërgim, të cilët banojnë në Ashraf 3, një kamp pranë Durrësit, që është shtëpia e 2,800 anëtarëve.

Nisur nga rëndësia e këtyre dëshmive për çështjen, të gjashtë gjyqtarët, dy prokurorët, avokatë të palës paditëse, përkthyes, dhe avokati i Noury do të vijnë në Shqipëri. Këta shtatë dëshmitarë “nuk janë në gjendje të udhëtojnë në Suedi”, thotë nëpunësja e gjykatës Anna Wester.

Krimi për të cilin bëhet fjalë ka ndodhur në korrik 1988, kur mendohet se 30,000 të burgosur politikë u masakruan pas seancave gjyqësore të parregullta që zgjatnin një ose dy minuta. Të gjitha viktimat janë varrosur në fshehtësi në varre masive të fshehta. Mbi 90 përqind e viktimave ishin aktivistë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit.

Më 26 tetor në fillim të procesit, gjykatësi suedez shpalli se i gjithë trupi gjykues i Stokholmit do të zhvendoset në Durrës të Shqipërisë për dy javë. Gjyqi do të nisë në Durrës më 10 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 19 nëntor.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Përfundon seanca për Noury/ Dëshmitarët: Ka dhe shumë të tjerë si ne

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet hamid noury hamid noury ne shqiperi hamid noury hamid noury ne shqiperi

Sondazh

Poll