Politike

‘Gati për Shqipërinë’,Muzhaqi:Studentët ekselentë do punësohen me kontrata 1-vjeçare

10 Nëntor 2021, 09:13 Nga DOSJA
‘Gati për Shqipërinë’,Muzhaqi:Studentët

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi deklaroi ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se studentët ekselentë do të përzgjidhen të jenë pjesë e nismës ‘Gati për Shqipërinë”. Muzhaqi bëri të ditur se janë përzgjedhur të rinj, brenda dhe jashtë vendit, të cilët do të mund të kontribuojnë me projektet dhe idetë e tyre në mandatin e tretë qeverisës të socialistëve. Të rinjtë do të kenë kontratë 1 vjeçare në të gjitha institucionet, përfshirë edhe ministritë.

Nisma ‘Gati për Shqipërinë’ ka qenë proces disa mujor, kemi zhvilluar një sërë intervistash me të rinjtë që kanë aplikuar. Sot kemi miratuar dy vendime që do na ndihmojnë t’i përfshijmë ata si pjesë të administratës. Pjesa e parë për studentët ekslentë, jo vetëm ata në Shqipëri, por dhe jashtë do mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, duke përfshirë dhe ministritë. Kjo nuk është nismë e përkohshme, do e vijojmë në të ardhmen më tej, do ngrihen qendrat ekselencës ku do të përfshijmë të gjithë ata që kanë shprehur idetë e tyre për projekte të ndryshme. Ne do vijojmë procedurat me të gjithë aplikuesit që janë përzgjedhur nga nisma ‘Gati për Shqipërinë’“, tha ajo.

LAJMI KRYESOR: VKM/ Miratohen shpronësime, tur për Ujësjellësin, Veliu emërohet zv.ministër

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bora muzhaqi kontrata per ekselentet vkm 10 nentor 2021 bora muzhaqi kontrata per ekselentet vkm 10 nentor 2021

Sondazh

Poll