Aktualitet

‘Benzi’ përplas mjetin e Policisë në Berat, 3 të plagosur, njëri rëndë

10 Nëntor 2021, 12:33 Nga DOSJA
‘Benzi’ përplas mjetin e Policisë në Berat, 3 të

BERAT- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku një makinë tip “Benz” ka përplasur mjetin e një patrulle policie. Ngjarja ka ndodhur në aksin Dimal-Lushnje, ku makina që drejtohej nga Endri Zhuka, duke dalë me shpejtësi nga një rrugë dytësore e fshatit, ka goditur mjetin e Policisë së Patrrullës Rrugore.

Si pasojë e impaktit të përplasjes, të dy mjetet janë përplasur dhe më pas janë rrotulluar disa herë në rrugë, duke bërë që drejtuesi i mjetit “Benz” por edhe dy pasagjerët të lëndohen. Dy pasagjerët janë janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka pësuar shembje të brendshme dhe për shkak të gjendjes së tij më të rënduar është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa nga ana tjetër, në gjendje më të mirë duket se ia ka hedhur efektivi i Policië. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të shumta të Policisë Rrugore, që po kryejnë edhe ekspertimin e vendit të aksidentit, për të saktësuar edhe dinamikën e plotë të tij.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat berat perplaset makina e policise ne berat aksident ne berat berat perplaset makina e policise ne berat

Sondazh

Poll