Politike

“Shpopullimi i vendit, problem serioz”, Meta pret Benjaminin: E sigurova për…

10 Nëntor 2021, 12:32 Nga DOSJA
“Shpopullimi i vendit, problem serioz”, Meta pret Benjaminin: E

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot Drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan për Europën Qendrore dhe Lindore Robert Benjamin.

Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e këtij instituti për rritjen e llogaridhënies së qeverisë. Ndër të tjera, Meta e siguroi Benjaminin se Shqipëria mbështet plotësisht strehimin e përkohshëm të qytetarëve afganë pas rënies së Afganistanit në duart e talebanëve.

Në fundi, presidenti veçoi dhe shpopullimin e Shqipërisë, njëri prej problemeve më madhore të vendit.

Postimi i presidentit Meta:

Kënaqësi të takohesha sot me z. Robert Benjamin, Drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan për Europën Qendrore dhe Lindore (NDI).

Vlerësova punën dhe angazhimin serioz të Institutit ndër vite në ndihmë të Kuvendit shqiptar dhe partive politike, duke synuar rritjen e llogaridhënies qeverisëse përmes aktivizmit politik dhe qytetar.

E sigurova z. Benjamin se të gjithë aktorët politikë janë mbështetës dhe solidarë për strehimin e sigurt të përkohshëm në Shqipëri të qytetarëve afganë, të cilët kanë nevojë për ndihmë.

Theksova se shpopullimi i vendit përbën një problem serioz dhe se të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për më shumë oportunitete, që u ofrojnë atyre një të ardhme më të mirë dhe me dinjitet në Shqipëri.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll