Aktualitet

Shorti për banesat në Bubq,fermeri:Kam lopë&pula, si të jetoj në qytet, ku ti lë?

10 Nëntor 2021, 11:32 Nga DOSJA
Shorti për banesat në Bubq,fermeri:Kam lopë&pula, si të

KRUJË– Banorët në Bubq, janë të parët që përfitojnë banesat nga ndarja me short, për shkak të pasojave të tërmetit. Banorët për ‘faxnews’ janë shprehur të lumtur për banesat që kanë përfituar. Mirëpo një prej tyre, fermer, është shprehur se nuk ka ku të lërë bagëtinë e tij në fshat, pasi banesat ofrohen në qytet. Bujku thotë se ia kanë caktuar banesën në qytet mirëpo ai nuk mundet që të vijë dot pasi bagëtinë e ka në fshat.

“Sot kemi dalë për të marrë shtëpitë, na i ka shembur tërmeti. Faleminderit shumë kryeministrit, kemi marrë banesë 1+3 sepse jemi 6 vetë brenda shtëpisë. Jemi shumë të kënaqur sepse shtëpitë nuk na i shembi ai por natyra. Jemi të kënaqur me shtëpinë e re”, tha një e moshuar.

“Shtëpitë i kemi falas por nuk vijmë këtu në qytet sepse nuk kemi cfarë të bëjmë këtu. Ne kemi bagëtitë në shtëpi me ato jetojmë, a jetohet me 150 mijë lekë nuk na dalin as për ilace. Si të rrojmë këtu? Kurse në fshat kiemi një lopë ose pulë sa për të jetuar”, tha një grua pensioniste.

“Unë jam me lopë me bagëti në oborr. Skam ku e lë bagëtinë unë dhe të vij në qytet. Unë jam bujk. Edhe po më caktuan shtëpinë këtu në qytet unë nuk vij sepse jam bujk kam bagëti, unë ja kam thënë por ata stë besojnë thonë hajde këtu”, thotë një banor.

 

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banori ne bubq bubq ndarja e shtepive me short procesi i rindertimit shorti ne bubq banori ne bubq bubq ndarja e shtepive me short procesi i rindertimit shorti ne bubq

Sondazh

Poll