Aktualitet

“Problematiku” i Tiranës, arrestohet 25-vjeçari, ishte në kërkim prej qershorit

10 Nëntor 2021, 11:37 Nga DOSJA
“Problematiku” i Tiranës, arrestohet 25-vjeçari, ishte

TIRANË– Arrestohet Ramadan Shanaj! 25-vjeçari i shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës është prangosur ditën e sotme. I riu, i denuar për disa vepra penale, ishte shpallur në kërkim për një plagosje të ndodhur në qershor të këtij vitit. Për ngjarjen, Policia njofton se është arrestuar Klajdi Shanaj. Të dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” plagosën me armë zjarri në këmbë, Ergin Gjonin.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, një shtetas i shpallur në kërkim për disa vepra penale. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim: R. Sh., 25 vjeç, banues ne Tiranë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Ky shtetas, më datë 12.06.2021, në rrugën “Kahreman Ylli”, në afërsi të një lokali, së bashku me vëllain e tij, shtetasin K. Sh. (i arrestuar në flagrancë), janë konfliktuar me armë zjarri me shtetasin V. P., 33 vjeç dhe 2 persona të tjerë. Si pasoje e të shtënave ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi E. Gj. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ergin gjoni ramadan shanaj tirane ergin gjoni ramadan shanaj tirane

Sondazh

Poll