Aktualitet

Çuçi u jep “porosi” policëve për krimet mjedisore: Prioritet, njësoj si vrasjet!

10 Nëntor 2021, 11:34 Nga DOSJA
Çuçi u jep “porosi” policëve për krimet

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me drejtuesit qendrorë, vendorë dhe të kufirit me Policinë e Shtetit. Në vijimësi të fjalës së kryeministrit Edi Rama dje në takimin për prezantimin e buxhetit 2022, edhe sot fokusi ishte tek ndëshkimi i krimeve mjedisore.

Ministri Çuçi kërkoi nga strukturat policore klasifikimin e krimeve mjedisore, me të njëjtin prioritet si ndaj luftës për krimin e organizuar, duke kërkuar reagime nga “blutë” e vendit.

“Për çdo metër katror territor dhe dëmtim që ndodh në të, do të ketë përgjegjës dhe përgjegjësi të punonjësve të Policisë,” tha ai, ndërsa shtoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për shkelësit.

Ndërsa në fjalën e saj, ministrja Kumbaro nënvizoi se përmes akteve ligjore, që janë duke u hartuar nga grupet e punës nga njëra anë dhe bashkëpunimit e koordinimit më të mirë në terren të strukturave të mjedisit, IKMT dhe Policisë së Shtetit, lufta ndaj krimeve mjedisore do të zhvendoset në një fazë të re, intensive.

“Në këtë angazhim do të ketë një rol më aktiv të Bashkive, si përgjegjëse për territorin, por roli i qeverisë qendrore do të jetë më i fortë në mbrojtjen e kujdesin ndaj mjedisit,”-shtoi ajo.

Po ashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano u shpreh se problematika për çështjet mjedisore qëndron duke premtuar angazhim.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike bledi çuçi krimet mjedisore bledi çuçi krimet mjedisore

Sondazh

Poll