Aktualitet

SHISH kërkon agjentë: Cilat janë kriteret, anglishtja duhet me patjetër…

10 Nëntor 2021, 11:21 Nga DOSJA
SHISH kërkon agjentë: Cilat janë kriteret, anglishtja duhet me

TIRANË – Shërbimi Informativ i Shtetit ka hapur aplikimet për inspektorët e rinj që do të punojnë në terren dhe jashtë vendbanimit.

Në faqen zyrtare, SHISH ka publikuar të gjitha kriteret profesionale që duhet të plotësojnë kandidatët së bashku me dokumentet që duhet të paraqesin.

Kandidatët duhet të jenë  maksimumi 35-vjeç, të zotërojnë të paktën gjuhën angleze dhe nuk duhet të jenë  përjashtuar nga puna me masa disiplinore, etj.

Më poshtë janë kriteret e përcaktuara nga SHISH-i:

Shërbimi Informativ i Shtetit kërkon të punësojë shtetas, të cilët pas konkurrimit do t’i nënshtrohen dhe një trajnimi.
Nevojat e SHISH janë fokusuar në:

– Inspektorë në SHISH, të gatshëm për të punuar në terren dhe jashtë vendbanimit

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e poshtëshënuara:

– Të jenë shtetas shqiptar;

– Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

– Të kenë mbaruar arsimin e lartë;

– Të mos jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi;

– Të jenë të aftë nga ana shëndetësore, për të kryer detyrën;

– Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga administrata shtetërore për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës.

Preferohen:

– Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze, apo gjuhë të tjera;

– Të jenë deri në moshën 35-vjeç;

– Të kenë njohuri për programet bazë të kompjuterit;

Të interesuarit të paraqiten pranë Njësive të SHISH në rrethet pranë vendbanimeve, si dhe pranë Shërbimit Informativ të Shtetit në AQ, Tiranë, deri në datën 15/11/2021, me dokumentet e mëposhtme:

– Kërkesë për punësim;

– CV, sipas modelit bashkëlidhur, të publikuar dhe në faqen zyrtare të SHISH;

– Fotokopje e kartës së identitetit, apo pasaportës;

– Certifikatë familjare;

– Raport mjeko-ligjor ;

– Fotokopje e noterizuar e diplomës së arsimit përkatës dhe e listës së notave;

– Vërtetim nga Prokuroria e rrethit përkatës;

– Vërtetim nga Gjykata e rrethit përkatës;

– Vërtetim nga Zyra Përmbarimore e rrethit përkatës;

– Vërtetim nga administrata shtetërore (në rastet kur kanë qenë të punësuar), që nuk janë larguar nga puna me masë disiplinore, për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës;

– Certifikata apo dëshmi për njohuri në gjuhët e huaja, kompjuter, si dhe certifikatë trajnimesh në sfera të tjera, (nëse kanë).

– Fotografi 4×6 (4 copë) dhe 9×12 (2 copë).

Dokumente të tjera plotësuese, nëse disponojnë:
a) Vlerësim pune nga punëdhënësit e mëparshëm;
b) Fotokopje të librezës së punës.

D R E J T O R I
Helidon Bendo

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shish shish

Sondazh

Poll