Aktualitet

Tenderi i uniformave, Gjykata e Lartë prish vendimin e ‘Apelit’

10 Nëntor 2021, 08:40 Nga DOSJA
Tenderi i uniformave, Gjykata e Lartë prish vendimin e ‘Apelit’

TIRANË– Gjykata e Lartë ka ‘prishur’ vendimin e Apelit për masat e sigurisë së tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit. Duke kthyer kështu çështjen për rigjykim. Për tenderin me vlerë 28 milionë euro janë arrestuar 7 zyrtarë mes tyre dhe Edlira Naqellari, ish-drejtoreshë e blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme, ndërsa vetëm një prej të përfshirëve në dosje është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Lidhur me skandalin, SPAK ndaloi fillimisht 9 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë të hedhur në verën e 2020-s për katër vitet e ardhshme.

Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit të tenderit me 2.8 miliardë lekë. Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet, uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucët e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh.

(k.m/dosjaa.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë tenderi i uniformave te policise gjykata e lartë tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll