Aktualitet

7 muaj më parë plagosi të riun, arrestohet 20-vjeçari në Bulqizë (EMRI)

10 Nëntor 2021, 11:12 Nga DOSJA
7 muaj më parë plagosi të riun, arrestohet 20-vjeçari

BULQIZË– Drilon Kotja është 20-vjeçari i cili është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi ishte shpallur në kërkim për kanosje me armë zjarri. 20-vjeçari u dënua në mungesë me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për një ngjarje të ndodhur në muajin mars 2021. Kotja ka plagosur personin me inicialet A.GJ për motive të dobëta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, ndaluan shtetasin D. K., 20 vjeç, banues në Bulqizë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka vendosur në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”, pasi në muajin mars 2021, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Gj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize drilon kotja plagosje ne bulqize bulqize drilon kotja plagosje ne bulqize

Sondazh

Poll