Aktualitet

Dhuna ndaj gruas në Fier/ Banorët: Sëpatën ai e mban në dorë gjithmonë

10 Nëntor 2021, 11:03 Nga DOSJA
Dhuna ndaj gruas në Fier/ Banorët: Sëpatën ai e mban në

FIER– Banorët e lagjes ku banonin çifti Mersini u tronditën pasi menduan se 38-vjeçari nga Levani do të vriste me sëpatë bashkëshorten e tij. Banorë të zonës dhe fqinjë të familjes janë shprehur se pasi britmat e gruas janë dëgjuar fillimisht brenda shtëpisë, ku ishin edhe tre vajzat e mitura dhe më pas ajo ka dalë jashtë duke u rrëzuar tek shkallët e pallatit.

Fqinjët kanë treguar se Saimiri nxorri edhe sëpatën për të qëlluar gruan e tij, ndërsa ajo në kurriz ka pasur shenja të goditjes me mjete të forta, si dhe hematoma të goditjes me pëllëmbë.

Vetë e dhunuara ka deklaruar në polici se bashkëshorti e ka qëlluar vetëm me pëllëmbë, ndërkohë që shenjat në trupin e saj, dhe dëshmitë e banorëve të pallatit tregojnë një anë tjetër të kësaj ngjarje të rëndë.

Fqinjët kanë shtuar se kjo është një situatë e përsëritur dhe se i autori nuk e ka të parën herë që ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj gruas së tij 38-vjeçare. Sipas banorëve të zonës autori i ngjarjes vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe disa herë është kuruar në spitalin psikiatrik të Vlorës.

Ngjarja e rëndë u bë e ditur ditën e sotme publike. Sajmir Mersini u arrestua sot pasi akuzohet për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burri dhunon gruan ne fier fier sajmir mersini burri dhunon gruan ne fier fier sajmir mersini

Sondazh

Poll