Politike

VKM për nxitjen e vullnetarizmit,Peleshi:Pas viteve ’90 nuk ka patur ditë të mira…

10 Nëntor 2021, 09:23 Nga DOSJA
VKM për nxitjen e vullnetarizmit,Peleshi:Pas viteve ’90 nuk ka patur

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije projektligjet që janë miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në një prononcim për shtyp pas mbledhjes, Peleshi bëri me dije se sot kishin miratuatuar një nismë lidhur me nxitjen e vullnetarizimit. 

“Projektvendimi i parë ka të bëjë me përditësimin e listës së artikujve dhe teknologjive që kanë riskun e përdorimit për qëllime të tjera. Një kontroll më i mirë, do të thotë më shumë siguri e mbrojtje dhe për bizneset e përfshira në këtë fushë është premisë për të zhvilluar aktivitetit në këtë fushë. Projektvendimi i dytë synon të nxisë vullnetarizmin, që nuk ka pasur ditë të mira pas viteve ’90. Ne jemi krenarë për dhjetëra dhe qindra vullnetarë në përpjekjet tona, jo vetëm në sigurinë kombëtare por edhe në përballjen me emergjencat civile. Në këtë vendim në i japim mundësi vullnetarëve që të ketë më shumë vëmendje ndaj tyre. Do të trajtohen me transport, ushqim, akomodim dhe pagesë dinjitoze,”– tha në fjalën e tij, Niko Peleshi.

LAJMI KRYESOR: VKM/ Miratohen shpronësime, tur për Ujësjellësin, Veliu emërohet zv.ministër

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike niko peleshi vkm 10 nentor 2021 niko peleshi vkm 10 nentor 2021

Sondazh

Poll