Politike

VD-Çuçi: Miratohet ‘plan veprimi’ kundër trafikimit të qenieve njerëzore

10 Nëntor 2021, 09:22 Nga DOSJA
VD-Çuçi: Miratohet ‘plan veprimi’ kundër

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë se në takimin e sotëm është miratuar plani i veprimit kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Po ashtu në fjalën e tij, ministri shtoi se bëhet fjalë për një strategji 4-vjeçare, e cila është përgatitur nga të gjitha institucionet shqiptare.

Sot miratuam planin e veprimit antitrafik të personave si një pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar. Plani i veprimit për vitin 2022 përmban veprime konkrete të shumë inst shtetërore sepse trafiku i qenieve njerëzore është komplekse dhe qasja është dimensionale. Do ketë një adresim konkret që fillon nga parandalimi i këtij fenomeni deri në rehabilitimin e viktimave të trafikut të personave. Është një plan veprimi pjesë e një strategjie 4-vjeçare deri në 2025 dhe është përgatitur nga shumë institucionet shqiptare me kryesimin e Ministrisë së Brendshme dhe në bashkëpunim me partnere të tjerë që na mbështesin,”-tha Çuçi.

LAJMI KRYESOR: VKM/ Miratohen shpronësime, tur për Ujësjellësin, Veliu emërohet zv.ministër

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bledi çuçi vkm 10 nentor 2021 bledi çuçi vkm 10 nentor 2021

Sondazh

Poll