Politike

Rritja e pensioneve! Drejtori i ISSH: Nuk do të indeksohen sipas inflacionit

10 Nëntor 2021, 10:34 Nga DOSJA
Rritja e pensioneve! Drejtori i ISSH: Nuk do të indeksohen sipas

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado u shpreh ditën e sotme se rritja e pensioneve nuk do të indeksohet sipas inflacionit të përgjithshëm. I pranishëm ditën e sotme në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku u diskutua buxheti i institucionit, Hado tha se rritja e pensioneve nuk do të indeksohet sipas inflacionit të përgjithshëm. Ai shtoi se nëse rritja do të jetë e madhe atëherë ajo nuk do të mund të mbulohet dot nga institucioni që ai drejton.

“Dua t’i kthej përgjigje pyetjes për sa i përket parashikimit në buxhetin e 2022-shit për indeksimin e pensioneve. Në ligj është e përcaktuar qartë që pensionet e caktuara dhe që paguhen janë vetëm subjekt i indeksimit. Ajo që është bërë është që është përcaktuar një indeks i veçantë për pensionistët dhe nuk indeksohen me inflacionin e përgjithshëm, por indeksohen me inflacionin e një shporte të caktuar mallrash dhe shërbimesh që janë gjerësisht të përdorshme nga pensionistët. Gjatë të gjitha viteve të fundit indeksi i veçantë për pensionistët ka qenë më i lartë se inflacioni i përgjithshëm. Që do të thotë që nëse rritet çmimi i energjisë dhe i bukës, rritet dhe indeksi i inflacionit për pensionistët. Në rast se do të ketë një shtim të inflacionit këto muajt e fundit, sigurisht do të reflektohet në indeksin që do të prodhohet nga INSTAT-i. Parashikimi është bërë për një indeks inflacioni i cili është plus minus siç ka qenë inflacioni i vitit 2021. Nëse do të ketë rritje të menjëhershme të inflacionit, brenda buxhetit të sigurimeve ka hapësira për ta kapur një indeks më të madh. Është e pamundur të përballohet nëse ka një rritje nga 2.8 në 6, pasi është e pamundur ta përballojë buxheti aktual, por nëse ka një rritje nga 2.8 në 3, kjo është e mundur për tu përballuar nga buxheti i Sigurimeve Shoqërore”, tha Hado.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike astrit hado komisioni i shendetesise rritja e pensioneve astrit hado komisioni i shendetesise rritja e pensioneve

Sondazh

Poll