Politike

Këshilli për Legjislacionin, Opozita bojkoton sërish, maxhoranca dëgjon ekspertët

9 Nëntor 2021, 14:34 Nga DOSJA
Këshilli për Legjislacionin, Opozita bojkoton sërish, maxhoranca

TIRANË– Këshilli i Legjislacionit ka diskutuar sot me ekspertët propozimin e Partisë Socialiste për ndryshime kushtetuese zgjatjen e afateve të vettingut. Për herë të tretë, Opozita e ka bojkotuar këtë mbledhje, por maxhoranca ka vijuar diskutimet. I pranishëm në mbledhje ishte edhe juristi e pedagogu, Fabjan Topollaj, tha se me kalimi i procesit nga KPK në KLGJ e KLP cënon besueshmërinë. Topollaj tha se duhet roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ai madje tha se të gjithë procesin po e marrin organet qeverisëse.

“Nëse kompetencën e merr KLGJ e KPK, ONM nuk do të jetë më. Bie besimi te procesi i vettingut. Duhet në fakt të diskutohet edhe ONM që asiston KPK. ONM ka një rol shumë të rëndësishëm që e bën më të besueshëm procesin. Një proces gjithëpërfshirës që bëhet nga një komision që është pranuar nga opozita, është po ashtu më i besueshëm

Kemi raste të shumta që ONM i ka ankimuar gabimet e KPK,”- tha Topollaj.

I pranishëm ishte gjithashtu Arben Malaj, i cili tha se kjo reform nuk i ka arritur objektivat.

“Shqetësimi im kryesor është që kjo reformë duket se nuk i ka arritur objektivat. Duhet parë si e tërë, që mos të jemi sërish herën tjetër duhet diskutuar duhet shtyrë apo jo vettingu,”- tha Malaj.

Në mbledhjen e mëparshme, Këshilli i Legjislacionit vendosi t’i drejtohej Komisionit të Venecias për opinionin për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut janë nisur. I vetmi që abstenoi ishtë socialisti Fatmir Xhafaj.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike keshilli i legjislacionit 9 nentor 2021 keshilli i legjislacionit 9 nentor 2021

Sondazh

Poll