Politike

Ndoka injoron Bashën në rrugë: I ktheva kurrizin, diçka mu rrotullua

9 Nëntor 2021, 21:22 Nga DOSJA
Ndoka injoron Bashën në rrugë: I ktheva kurrizin, diçka mu

TIRANË– Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka treguar se si e ka injoruar kryedemokratin Lulzim Basha kur e ka parë në rrugë. I ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News, Ndoka tha se në vend që të përshëndeste kur e pa Bashën në rrugë, i ktheu kurrizin.

Sipas Ndokës, Basha është një mashtrues.

“Jo nuk e kam takuar asnjëherë. Jo vetëm unë por asnjë nga aleatët. Është mbyllur në bunkerien e tij. Rastësisht e takova një ditë në rrugë dhe i ktheva kurrizin. Mendova për një moment ta respektoja si qytetar, por diçka e brendshme mu rrotullua. Këtë mashtrues ja kam thënë, e kam shfryrë dufin tim,”-tha Ndoka.

Ndoka e ka shprehur hapur zhgënjimin e tij pasi kryedemokrati Basha nuk e përfshiu në listat e sigurta në zgjedhjet e 25 prillit e për pasojë nuk shkoi në Kuvend.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha nard ndoka lulzim basha nard ndoka

Sondazh

Poll