Politike

Berisha: E dija që Basha punonte me Ramën në projektin e Sorosit kundër meje

9 Nëntor 2021, 18:02 Nga DOSJA
Berisha: E dija që Basha punonte me Ramën në projektin e Sorosit

POGRADEC– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se sipas tij kryedemokrati Lulzim Basha ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama në projektin e George Soros kundër tij.

I pranishëm në Pogradec, në foltoren e radhës me demokratët, Berisha tha se pavarësisht kësaj, e ka mbështetur në fushatë. 

“Do të them që e dija që Lulzim Basha ishte njëri nga ata që punonte së bashku me Edi Ramën në projektin e George Soros. Unë e kisha marrë vesh. Por kjo nuk më pengonte aspak që të bëja gjithçka për fitoren e PD. Nëse ai i kishte lejuar veten të bashkëpunonte me kundërshtarët kundër meje, unë nuk do ta bëja një gjë të tillë. Për tetë muajit e fundit kam shkuar studio në studio për të promovuar kryetarin. Për shkak të vendimit, i thashë vetes, do kthehem. Isha në studim, cila rrugë duhej ndjekur. Ai hapi garën dhe nëse unë do të hyja direkt në garë dukej sikur po kërkoja strehë në Partinë Demokratike. Unë nuk kam nevojë për strehë. Me kryetarin nuk mund të pajtohesha unë kurrsesi, se kishim 4 humbje njëra pas tjetrës,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Berisha: Nesër dorëzojmë 4200 firma, Rama të vijë në debat e tja mbathë për Beograd

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne pogradec aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne pogradec

Sondazh

Poll