Politike

“Të ka mbaruar koha”, Berisha-Bashës: Nuk flet dot një njeri që…

9 Nëntor 2021, 17:00 Nga DOSJA
“Të ka mbaruar koha”, Berisha-Bashës: Nuk flet dot

POGRADEC– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjuer kryedemokratit Lulzim Basha, i cili më herët është shprehur se liderit historik të Partisë Demokratike i ka mbaruar koha. I pranishëm në Pogradec në foltoren e radhës me demokratët, Berisha tha se për kohë nuk flet një person që nuk e ka patur kurrë. Ai shtoi se gabimi i madh që ka bërë ka qenë kur në vitin 2017 i kërkoi dorëheqjen pas humbjes.

“Njëherë thotë se për mua nuk ka forume, nuk ka Statut, nuk ka Kuvend. Njëherë tjetër deklaron se kanë ikur kohërat. Por një njeri që nuk ka pasur kohë kurrë nuk mund të flasë për kohën. Por që te flasësh për kohën duhet të kesh kohë. Është një gabim i madh i jetës time kur në vitin 2017 i kërkova dorëheqjen për humbjen poshtëruese, duhet të dilja në garë dhe të shpëtonim PD-në nga një njeri që nuk e meritoi kurrë drejtimin e saj. Nuk është një nismë për interesa personale,”- tha Berisha.

LAJM KRYESOR: Berisha: Nesër dorëzojmë 4200 firma, Rama të vijë në debat e tja mbathë për Beograd

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne pogradec aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne pogradec

Sondazh

Poll