Politike

Eurodeputetja Santos: Shqipëria i ka përmbushur pesë pikat, problem mbetet Shkupi

9 Nëntor 2021, 18:36 Nga DOSJA
Eurodeputetja Santos: Shqipëria i ka përmbushur pesë pikat,

TIRANË- Raportuesja për Shqipërinë në Bashkimin Evropian Isabel Santos ka deklaruar se vendi ynë i ka përmbushur të gjitha kushtet për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Gjatë një deklarate për mediat, Santos u shpreh se problemi këtu është vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe vetos që i është vënë nga Bullgaria.

Lidhur me konferencën e parë qeveritare ju e dini që kemi një problem, Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe uroj të mbarojë sa më shpejt. Shqipëria tashmë i ka përmbushur 5 kushtet që cojnë te Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Ne po e trajtojmë Shqipërinë si vend anëtar, po japim ndihmesën tonë jo vetëm për fatkeqsitë, por çdo ditë. Ne bëjmë dallimet në jetën e qytetarëve shqiptarë, shumë e rëndësishme është që Konferenca e Parë është më shumë një formalitet. Ne i qendrojmë në krah Shqipërisë ,” tha Santos.

Ajo gjithashtu foli edhe për nismën “Ballkani i Hapur”, për të cilin tha se kjo nismë nuk ka asnjë lidhje me procesin e integrimit dhe se fokusi i saj është vetëm te anëtarësimi në BE.

“Ballkani i Hapur është një iniciativë e një grupi shtetesh, nuk ka lidhje me procesin e integrimit në BE, nuk është çështja ime, është për bashkëpunim më të mirë për vendet e rajonit. Te procesi i anëtarësimit në BE është fokusi im dhe në asgjë tjetër,” tha ajo.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ballkani i hapur isabel santos konferenca e pare nderqeveritare ballkani i hapur isabel santos konferenca e pare nderqeveritare

Sondazh

Poll