Politike

“Më kërcënon”, Berisha tregon bisedën me Bashën në zyrë: Thuaj ambasadores që…

9 Nëntor 2021, 17:46 Nga DOSJA
“Më kërcënon”, Berisha tregon bisedën me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar një bisedë që ka zhvilluar me kryedemokratin Lulzim Basha në momntin që ai u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

I pranishëm në Pogradec ku po mabn foltoren e radhës me demokratët, Berisha tha se Basha i ka shkuar në zyrë dhe i ka thënë se po e kërcënonte ambasadorja e SHBA-ve. Berisha shtoi se në përgjigjen e tij e këshiloi t’i thoshtë ambasadores që të mos bëhej qesharake pasi ai nuk i ka frikë kërcënimet.

“Pati një debat në lidhje me sovranitetin, më vjen Lulzim Basha dhe me thotë ‘si t’ia bëjmë se ambasadorja kërcënon’. I them, ‘e di si është puna Lulzim, thuaji mos u bëj qesharake me kërcënime se nuk pyet Sali Berisha për kërcënime’. As nuk kërcënoj dhe as më kërcënon njeri. Prandaj, kurrë nuk do mundet ndonjëherë sa ky vend të jetë i lirë dhe jo koloni, të mund të diktojë kush se cili duhet të hyjë në parlament dhe cili jo, përveç zgjedhësve të këtij vendi,”- tha Berisha.

LAJM KRYESOR:Berisha: Nesër dorëzojmë 4200 firma, Rama të vijë në debat e tja mbathë për Beograd

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne pogradec aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne pogradec

Sondazh

Poll