Politike

Demokratja-Berishës: Tu bëftë dita njëmijë, shkojmë t’i çajmë derën kryetarit

9 Nëntor 2021, 17:58 Nga DOSJA
Demokratja-Berishës: Tu bëftë dita njëmijë,

POGRADEC– Një nga demokratet e pranishme në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha në qytetin e Pogradecit ka kërkuar që ky i fundit tu japë udhëzime që të shkojnë dhe të thyejnë zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe t’i marrin vulën. Ajo mori mikrofonin dhe tha se mirë do të ishte që në momentin që janë të gjithë të mbledhur në atë sallë, ta bënin aty votimin.

“Ju jeni nderi I kombit, turp të kenë ata që përpiqen të tallen me ju kur keni gjithë demokratët me vete. Yuri Kim Kukumjaçka, me Edi Ramën dhe këtë zullufin tonë dhe po të vërtiten. Del atje me Sorosin dhe na bën karshillëk. Për hatrin tuaj kanë votuar të gjithë. Pensione të ulëta sa sot mar pensionin nesër skam bukë të ha. Keni thënë që të dalim me votë, ne nuk kemi ku të votojmë se kryetari I partisë dhe atij tejtrit ju zënshin në grykë ato lekë që kanë marrë. Meqe jemi këtu ta bëjmë këtu votimin. Si na orientoni që ne shkojmë tja marrim atë vulën atij kryetarit që nuk ka ardhur dhe ti cajmë derën. Tu bëftë dita njëmijë dhe ardhshim sa me shpejt, na prij,”- tha demokratja.

LAJM KRYESOR:Berisha: Nesër dorëzojmë 4200 firma, Rama të vijë në debat e tja mbathë për Beograd

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne pogradec aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne pogradec

Sondazh

Poll