Politike

Deklarata e Manastirliut për deputeten e PD në Lushnje, Vokshi: Skandaloze!

9 Nëntor 2021, 14:17 Nga DOSJA
Deklarata e Manastirliut për deputeten e PD në Lushnje,  Vokshi:

TIRANË– Deputetet e Partisë Demokratike u nervozuan ditën e sotme gjatë Komisionit të shëndetësisë pasi sipas tyre, ministrja Ogerta Manastirliut iu drejtua deputetes Ilda Llorit e cila me profesion është mjeke, se meqë ka aplikuar, mund ta dërgojnë në Lushnje që të shërbejë si mjeke vullnetare. Vokshi e revoltuar, iu drejtua ministres duke i thënë se po flet me përbuzje e se gjuha që përdor është skandaloze. Sipas Vokshit, ministrja duhet ta kishte falenderuar Llorin për këtë kërkesë që ka bërë.

Albana Vokshi: A ka mundësi o Mirelë, nuk ka nevojë ministrja ja del vetë, të jap 2 shifra unë… aman të lutem Mirela se kemi 6 orë këtu, dëgjo këtu… Në dhomën federale të mjekëve në Gjermani a e di se janë regjistruar 630 mjekë që janë larguar nga ky sistem që s’u ofron asgjë, për nivel pagash, persekutimi, përbuzje. 95% e tyre u është vlerësuar ajo dëftesë dhe certifikatë. Zonja ministre dëgjoni… 556 prej tyre janë punësuar në spitale, pra aq mjekë të mirë kanë qenë që janë larguar. 14 mjekë në shërbim ambulator, 31 në shërbime të tjera etj. Deri në 2016, vetëm në Gjermani, pandaj ju s’do ta pranoni këtë largim masiv. Janë punësuar atje, po lëre mi politikën, po ngrej problemin e gjithë mjekëve.

 Ca do të thotë kjo doktoreshën do ta çojmë vullnetare? Çfarë është kjo përbuzje, po si flet me atë përbuzje, a ju vjen zor apo jo, jeni ministre. Po si i thua ashtu lëre doktoreshën se do ta çojmë vullnetare, është skandaloze gjuha që përdorni, keni gazuar rëndë, në vend që ta falënderoni, ti s’duhet të flasësh me atë përbuzje kurrsesi. Po i largon mjekët dhe në vend që ta falënderosh.

Oriola Pampuri: Jo ofenduar, por i ke bërë mjekët të ndihen keq, me këtë që thatë do ta çojmë vullnetare, jam ndjerë keq. Nga momenti që ju uleni aty, jeni ministre jemi në një komision shëndetësia dhe çfarë do që flitet këtu duhet ti dëgjoni s’ka nevojë të qeshni apo të përqeshni duke thënë do ti, do t’ju çoj unë vullnetare atje. E dyta zonja ministre jemi këtu për të zgjidhur hallet e problemet e qytetarëve dhe të dyja palët mund të ngrenë dhe tonet, detyra juaj dhe e stafit është të qëndroni shumë serioz. Ju duhet të jeni krenare për këto profesionist që përfshihet në politikë, zonja një fjalë është profesioniste shumë e mirë dhe duhet t’i respektojmë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi komisioni i shendetesise 9 nentor 2021 ogerta manastirliu albana vokshi komisioni i shendetesise 9 nentor 2021 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll