Politike

Balluku: Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të zgjerohet me një korsi

9 Nëntor 2021, 16:50 Nga DOSJA
Balluku: Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të zgjerohet me

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se do të zgjerohet me një koris aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë. Gjatë Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Balluku ka thënë se projekti ka përfunduar dhe se brenda vitit 2022 do të nis zgjerimi i rrugës.

“Ne kemi një projekt për rrugë shpejtësie, Elbasan-Pogradec-Qafë Plloçë, problemi është kjo rrugë do të kërkonte më shumë se 5 vite. Për këtë arsye është vendosur që në çdo rast rruga alternative për një rrugë kombëtare për të ardhmen është e domosdoshme. Ajo rrugë nuk mund të qëndroj më në ato parametra sepse është rrugë e rëndësishme dhe brenda vitit 2022 do të nis zgjerimi i kësaj rruge. Projekti po përfundon pasi ka pasur një studim fizibiliteti. Zgjerim segmenti deri në Qafë Thanë, si në Qafë Thanë që ka zgjerim 2 korsi + 1 shtesë”, tha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksi rrugor elbasan-qafe thane belinda balluku aksi rrugor elbasan-qafe thane belinda balluku

Sondazh

Poll