Politike

Foltorja për PD, Spaho: 70% e anëtarëve kanë firmosur për Kuvendin

9 Nëntor 2021, 16:29 Nga DOSJA
Foltorja për PD, Spaho: 70% e anëtarëve kanë firmosur

POGRADEC- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho do të marrë pjesë në Foltoren për PD, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Para nisjes së Foltores, Spaho ka thënë para gazetarëve se mbi 70% e anëtarëve të PD-së kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit më 11 Dhjetor. Sipas tij në Kuvend do të diskutohet për ndryshimet statusore të PD-së dhe më pas do të hapet gara për kreun e ri të saj.

“Nuk është vetëm Pogradeci por në të gjithë Shqipërinë ka një pjesëmarrje masive dhe mbështetje më të gjerë të platformës që zoti Berisha po paraqet, më të hapur më të bashkuar, më të madhe, në mënyrë që të rrëzojmë narko-shtetin e Edi Ramës. Në këtë kuadër edhe Pogradeci siç e shikoni ka një mbështetje masive, entuziazëm dhe foltorja do të shkojë aq mirë sa në gjithë bashkitë e tjera të vendit.

Strukturat e PD janë në mbështetje të foltores, pjesëmarrja e tregon këtë gjë. Formularët thirrjen e Kuvendit të PD janë firmosur nga më shumë se 70% nga anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Edhe në qarkun e Korçës në tërësi ka një kuptim të mirë drejt foltores dhe një gatishmëri për të kontribuar në objektivat e saj, për të krijuar një PD të aftë për të rrëzuar Ramën nga pushteti.

Në Kuvend është përcaktuar që do të ketë ndryshime statusore dhe më pas do të hapet gara për kryetarin e ri të PD. Si gjithë të tjerët e ka mundësinë për të provuar veten tek anëtarësia e PD për të parë sa mbështetje ka. Kjo është mënyra më e mirë që Basha të provojë atë mbështetje që pretendon.

FRPD dhe LDG? Është një hakmarrje primitive ndaj atyre që i kanë dalë kundër që nuk e mbështesin. Nuk është PD që shpall garën për drejtuesit e këtyre dy organizatave por janë vetë ata që bazuar në statutin kryejnë veprimet e nevojshme”, tha Spaho.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Pogradec, Berisha: Për një Parti Demokratike më të hapur dhe…

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes edmond spaho foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes edmond spaho foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll