Politike

Zbardhet axhenda/ Kryeministri i Holandës mbërrin nesër në Tiranë

9 Nëntor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Zbardhet axhenda/ Kryeministri i Holandës mbërrin nesër në

TIRANË– Kryeministri i Holandës, Mark Rutte do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme. Axhenda e tij në vendin tonë është bërë publike, ku vendin kryesor e zë takimi me homologun e tij, kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, ndërsa më pas do të zhvillojë edhe takime të tjera në Ballkanin Perëndimor.

Agjenda:

“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, njoftonte Edi Rama në 24 shtator 2021.

Së fundmi është zbardhur edhe agjenda e Rutte në Tiranë:

Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri

11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Deshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë) (Sinjalin me frekuenca satelitore, Facebook dhe YouTube)

11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte (Plane Video + FOTO me wetransfere)

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri (Plane Video + FOTO me wetransfere)

12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD) (Sinjalin me frekuenca satelitore, Facebook dhe YouTube)

14.00 – Vizitë në ambjentet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie (Sinjalin në Facebook dhe YouTube)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama mark rutte mark rutte ne tirane edi rama mark rutte mark rutte ne tirane

Sondazh

Poll