Politike

Bujqësia/ Braçe: Auditoni tokat në pronësi të banditëve, krijoni bursë për mallrat

9 Nëntor 2021, 10:55 Nga DOSJA
Bujqësia/ Braçe: Auditoni tokat në pronësi të

TIRANe– Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ekonomisë, ngritjen e një burse për mallrat bujqësore dhe blegtorale. Braçe u shpreh se bujqit nuk mund të mbeten në varësi të grumbulluesve. Ndër të tjera, Braçe kërkoi nga ministrja Krifca që të bëhet auditimi i vlefshmërisë së kontratave në raport me detyrimet kontraktuale që fermerët kanë.

DeKLARATA e BRAÇES:

Ndryshimet e klimes po ç’fazojne çdo lloj cikli prodhimi ne Bujqesi per shkak te temperaturave tmerresisht te larta qe padiskutim u kane bere deme bujqve dhe blegtoreve. Do merremi njehere ne me kete gje per t’I ndihmuar, te ulemi me universitetin Bujqesor dhe te bejme nje lloj sutimi per te ndihmuar bujqit? Me demet kolosale qe ne kemi bere sidomos me ndertimin e hidrocentraleve ne cdo lloj rrekeje, burimet ujore do te kufizohen akoma me shume. Sot Lushnja eshte e varur totalisht nga hidrocentrali i Banjes, nderkohe qe jane ndertuar edhe 4 hidrocentrale te tjera. Do mendojme per burimet ujore edhe sa i perket ujerave te fushave apo jo? Sepse do na ngelen fushat djerre. Nuk kemi as uje per vaditje.

Nuk e di e sata ministre e Bujqesise jeni, jane disa kontrata bujqesie qe kane perfudnuar ne duart e gabuara. Sot qe flasim keto toka jane djerre. Ka mundesi qe ju te auditoni sa me shpejt keto kontrata? Dhe te prishni kontratat ku ju rezultojne persona te papershtatshem po them une sepse jane bandite. Mos te presim qe SPAK te vere gjendjen e sekuestros ndaj tyre. Nga poshte ne Permet e deri siper lart.

Pra te behet nje auditim i vlefshmerise i ketyre kontratave ne raport me detyrimet kontraktuale qe kane patur per te ushtruar ne veprimtarine bujqesore dhe shteti te pakten te marre mbrapsht ato qe i takojne. Askush nuk ben asgje ndersa ne zona si puna e Fierit edhe vriten per keto gjera. Te kthejme mbrapsht keto toka te cilat mund te perdoren fare thjesht nga njerezit dhe komunitetet e atyre zonave per te bere bujqesi dhe te sigurojne jetesen.

Kemi një problem shumë të madh me çmimet. I kemi vënë bujqit nën varësi të grumbulluesve. Çmimet sot në bujqësi janë çmime me të cilat zgjohet në mëngjes grumbulluesi. Për shkak se grumbulluesit kanë filluar të ndërtojnë dhe një cikël të mbyllur brenda punës së tyre, kanë filluar të ndërtojnë dhe sera, të hyjnë dhe në prodhim, pasi shesin prodhimin e tyre nuk interesohen më fare për çmimin e komshiut në krah që nuk ka serën e madhe dhe të bukur të financuar dhe nga shteti por ka një serë të vogël të ndërtuar me kursimet e veta. Nuk mundet që këta të diktojnë çmimet e tyre të mëngjesit. Kjo varësi duhet të prishet ashtu si varësia nga çmimet e imputeve bujqësore duhet të prishet. Nuk shkon që nuk ka pasur efekt historia e imputeve bujqësore dhe përsëritet.

Kam qenë në fshat dhe çmimet e imputeve bujqësore nga 2018 në shkurt të këtij viti kanë qenë 1/3 e çmimeve që janë sot. Kemi përgjegjësi përtej përgjegjësisë së tregut? Po sepse kemi lejuar që të krijohet një shoqatë e 10 prej këtyre që tani përcakton çmimet, ka një udhëzim të Ministrisë së Bujqësisë që u ka dhënë ekskluzivitete brenda territorit shqiptar, u ka dhënë mundësi ti imponojnë bujkut çmimet e tyre. Nëse kemi hall tatimin ok, por hall më i madh se tatimi është kontrolli që i bëjnë këta tregut. Këtë varësi duhet ta shembim sot, nëse jo kostoja e punës në bujqësi do të vazhdojë të rritet.

Në fund mbetet padobia e punës me tokën. Nevoja në këtë rast është bursa e mallrave bujqësore dhe blegtorale. Një bursë i nxjerr produktet bujqësore nga varësia e zgjimit të grumbulluesit në mëngjes, nga nevoja e grumbulluesit për të përfituar nga ferma e vet dhe e tjetrit, nga grykësia e grumbulluesit dhe nevoja politike disa herë e grumbulluesve për të bërë këtë që bëjnë sot. Sa më parë të jetë e mundur bursa dhe sa më parë të jetë e mundur informimi i bujkut për çmimet që ai do të dalë në treg. Ta dijë që kur hedh farën për të mbjellë që çmimi do të jetë ky. Bursa jo vetëm do të detyrojë formalizimin por do të shtyjë akoma më përpara kontratat midis blerësit dhe bujkut prodhues.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion brace komisioni i ekonomise 9 nentor 2021 erion brace komisioni i ekonomise 9 nentor 2021

Sondazh

Poll