Politike

VD-‘Shkrihet’ SHÇBA në AMP, Rama:Me rëndësi! Duhet të tregojmë se s’ka të paprekshëm

9 Nëntor 2021, 11:31 Nga DOSJA
VD-‘Shkrihet’ SHÇBA në AMP, Rama:Me rëndësi!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se do të punohet për të ulur edhe më moshën e Policisë duke kërkuar sa më shumë të regjistruar në Akademinë e Policisë së Shtetit. Ndërsa shtoi se efektivët që kanë një moshë drejt fundit të shërbimit do të spostohen me të njëjtin status në Illyrian Guard, një institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu Rama, ka përmendur edhe shkrirjes e Shërbimit për Çështjet e Brendshme, duke e konsideruar si një lëvizje të rëndësishme për vendosjen e drejtësisë.

“Është ulur mosha  e policisë së shtetit, por duhet ulur edhe më shumë. Duhet rishikuar raporti mes policisë së shtetit dhe Illyrian Guard duke vendosur në dispozicion të tyre bashkëpunim që në një moshë të caktuar efektivët pa e humbur statusin të spostohen për të bërë një punë më të lehtë në Illyrian Guard në varësi të Ministrisë së Brendshme. SHÇBA me ligjin e ri që do të kalojë së shpejti do të bëhet një agjensi e rëndësishme për integritetin e Policisë së Shtetit. Kam besim se puna e bërë sidomos në periudhën e fundit, mesazhi i dhënë se këtu nuk ka të paprekshëm. E gjithkush që shkel uniformën përballet me ligjin, na e bëjnë të ardhmen e afërt shumë inkurajuese. Përveç këtij aspekti, është edhe ai i vlerësimit të vazhdueshëm të meritës dhe brenda Policisë së Shtetit. Askush nuk do të mundet dot që të qëndrojnë në detyrë të lartë nëse nuk është në lartësinë e detyrës,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Buxheti për Policinë/ Rama vë objektivat: Zero tolerancë! Ndihmë me drona e satelitë

(k.m;f.g/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per policine edi rama buxheti 2022 per policine edi rama

Sondazh

Poll