Politike

Rama: Me drone do të ‘gozhdohet’ kanabisi,së shpejti qendër kundër krimit kibernetik

9 Nëntor 2021, 11:26 Nga DOSJA
Rama: Me drone do të ‘gozhdohet’ kanabisi,së shpejti

TIRANË- Një ditë pasi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ngriti shqetësimin se çdo ditë vendi ynë goditej nga sulme kibernetike, Rama bëri një njoftim të rëndësishëm. Më fjalën e tij, para efektivëve të Policisë së Shtetit, kryeministri bëri me dije se shumë shpejt do të ngrihet qendra e re kundër krimit kibernetik si dhe do të shtohen programe të tilla edhe në Akademinë e Shkencave që vendi të ecë para në këtë fushë.

Do të gozhdohen parcelat me kanabis nga ajri me dronët inteligjentë. Do të jenë në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe në kohë reale do të organizojnë ndjekje të personave në kërkim, deri kur fshihen në pyll me temperaturën e trupit, të organizojnë shpëtim të trupave. Të gjitha këto ndryshojnë raportin me njerëzit sepse do të ketë gjithmonë e më pak kontakt të drejtpërdrejtë. Policia nuk është aty, hajde kontrollojmë gjejmë apo jo. E fundit, po jo nga rëndësia është domosdoshmëria për të vazhduar ngritjen e cilësisë në Akademinë e Sigurisë, ku është bërë një punë e mirë por ka ende shumë për të bërë. Duke u kthyer në vitin 2013 ka një të dhënë të rëndësishme. Në 2013 kishim dy të dhëna kuptimplota, njëra ishte se Policia e Shtetit kishte 70% të mjeteve të saj motorike jashtë përdorimit, dhe e dhëna tjetër ishte që kishte moshën më të lartë për diferencë dhe nivelin më të ulët të edukimit dhe shkollimit. Sot e para është zgjidhur. Jo se Policia nuk ka nevojë për mjetet të tjera, por e ka flotën e modernizuar dhe mund të shtojë mjetet të tjera. Është ulur mosha, por duhet ulur edhe më shumë. Duhet ta rishikojmë raportin mes Policisë dhe “Ilyrian Guard”. Këta të fundit janë shoqëri që rrit performancën por i rritet pesha e përgjegjësisë, nga ana tjetër duhet që ta bëjmë edhe më atraktive Akademinë e Sigurisë, por për krimin financiar, kibernetik, fusha ku jemi shumë mbrapa. Në këtë aspekt një tjetët investim i rëndësishëm, është Qendra kundër krimit kibernetik, e nivelit më të lartë të teknologjisë. Do ta ndjeni se ky shtet iu çmon si kapital të pazëvendësueshëm,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Buxheti për Policinë/ Rama vë objektivat: Zero tolerancë! Ndihmë me drona e satelitë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per policine edi rama buxheti 2022 per policine edi rama

Sondazh

Poll