Politike

VD-Rama ‘dush të ftohtë’: Ku është Policia, me ç’merret? Kalojnë kamiona me dru

9 Nëntor 2021, 11:14 Nga DOSJA
VD-Rama ‘dush të ftohtë’: Ku është Policia, me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngritur akuzua se dhe Policia e Shtetit është përgjegjëse për krimet mjedisore. Teksa prezantoi buxhetin e vitit 2022 për efektivët e Policisë, Rama tha se tashmë nuk mund që të lejohet asnjë neglizhencë duke mos i kursyer akuzat për ta. Po ashtu, në fjalën e tij Rama u ndal gjatë në kritikat se efektivët kishin vendosur që të mbyllin sytë para shkeljeve, edhe të moratoriumeve. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Është e patolerushme që të hidhet zhavorr për të krijuar platformë pa leje në plazhin e Jonufrës dhe askush mos të dijë asgjë dhe gjithçka të varet nga një qytetar që e sheh dhe do që të njoftojë një televizion. Do të lutesha shumë që drejtuesit e Policisë në radhë të parë ta lexojnë nen për nen çka është miratuar së fundmi nga parlamenti në këtë drejtim dhe të lexojë që këto janë krime që Policia e Shtetit është përgjegjëse dhe që goditja e ligjit për ata që i bëjnë këto krime është rënduar dhe nuk është më ligji që kur kapesh ti e heq, por tani del para drejtësisë. Është bërë shumë e qartë ligji për ndërtimet pa leje. Çdoi ndërtim që ka shkelje është ndërtim i paligjshëm. Ndërkohë që e gjithë godina prishet. Kështu e ka ligji i ri. Është e palejueshme që ju që fajësoheni pafund edhe për ata që ngasin makinat papërgjegjshmërisht dhe për këtë arsye ka pika të nxehta që vënë në rrezik sigurinë para syve tuaj të lejoni që të krijohen pika të tjera me individë që çajnë gardelat aty ku janë, hedhin zhavorr dhe ngrejnë një karburant. Këtë nuk e sheh Policia por një qytetar që i bie në sy. Ç’bën Policia e qarkullimit rrugor? Me çfarë merret? Nëse rrugën, atë që merret, ia cënojnë. Është e patolerushme që traktorët të shiten në autostradë. Është e vështirë kulturalisht që të kthehemi nga kjo anë. Janë disa vite tanimë që merret Policia me këto çështje. Është koha për t’i dhënë fund mbylljes së syve kur kalojnë kamiona me drurë të prerë, kur Shqipëria është në moratorium. Ashtu siç ka moratorium edhe për gjahun. E për këtë arsye drejtori i Përgjithshëm dhe drejtuesit duhet që ta ndjekin çdo ditë zbatimin e atij plani për mjedisin, për mbrojtjen e territorit. Satelitët do ta bëjnë të pamundur jo kultivimin e parcelave të tëra po përtej 70 cm që sateliti nuk sheh më në mënyrë të detajuar. Çdo ditë Policia do të ketë para syve çfarë ndodh dhe nuk do të jetë më e akuzuar pa lidhje kur del një parcelë në majë të malit. Kjo merr fund! Po ashtu për lumenjtë. Të gjithë këta kthehen në komponentë të zotëruar tërësisht nga një sy në orbitë. Nuk po zgjatem më tepër. 

LAJMI KRYESOR: Buxheti për Policinë/ Rama vë objektivat: Zero tolerancë! Ndihmë me drona e satelitë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per policine edi rama buxheti 2022 per policine edi rama

Sondazh

Poll