Politike

“Qeshën për satelitët”/ Rama: Policia do të ketë të dhëna për ç’ndodh nëpër territor

9 Nëntor 2021, 11:02 Nga DOSJA
“Qeshën për satelitët”/ Rama: Policia do të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se me ndihmën e satelitëve që do të ngrihen në orbitë nga Shqipëria do të ketë goditje të forta në luftën ndaj shkeljes së ligjit. Në fjalën e tij, teksa prezantonte buxhetin e vitit 2022 para efektivëve të Policisë së Shtetit, kreu i qeverisë tha se ka policë që vijojnë të mbyllin ende sytë para shkeljeve që bëhen, ndaj “detyra” do t’u besohet satelitëve si për ndërtimet pa leje, prerjen e pyjeve, por edhe për kultivimit të lëndëve narkotike duke evituar kështu edhe akuzat ndaj Policisë.

Prioritet tjetër, siguria rrugore. Jemi në fazën që me një financim të ministrisë së Infrastrukturës së krijuar qendra e kontrollit kombëtar të rrugëve, në një proces që vazhdon po punohet për investimin që do të heqë më pas nga rruga patrullat. Qëndrojnë në vend dhe bëjnë kontrolle sipas rastit. Do të jetë kapërcim i madh për mirëqeverisjen e territorit dhe racionalizimin e energjive të PSH dhe për zhdukjen e ngjarjeve korruptive. Projekti tjetër është ai i satelitëve, ju keni dëgjuar për ta me siguri. Keni parë edhe shumë gallatë dhe humor për satelitët megjithatë nuk është aspak keq që njerëzit të qeshin se shëndet bëhet. Do e hedhim të parin në muajin mars. Do të ketë përditë të dhëna mbi ndërtimet pa leje dhe nuk do të jetë më e varur nga sa mirë e bëjmë punën në terren që siç thashë efektivët i kanë sytë hapur katër kur i bien në qafë ndonjë familjeve në fshat dhe i kanë sytë mbyllur kur i hidhen zhavorr plazheve të Shqipërisë. Ndërkohë që gjithçka do të kalojë me një sy tjetër që nuk ka miq, parti e kushërinj që ka vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash. Po ashtu do të kemi edhe të dhëna në kohë reale për atë që është një luftë e përbashkët, ndotja e mjedisit. Vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave që krijojnë sasi plehrash janë krime mjedisore. Policia e Shtetit është përgjegjëse që në territorin që vepron të identifikojë skenat e krimit dhe pastaj inspektoriati kombëtar që jorastësisht ka kaluar në varësinë e ministrisë së Brendshme thirret për të vepruar më tutje. Në pyllin e Sodës janë mbushur sipërfaqe të tëra me zhavorr e policia mos të shohë asgjë,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Buxheti për Policinë/ Rama vë objektivat: Zero tolerancë! Ndihmë me drona e satelitë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per policine edi rama buxheti 2022 per policine edi rama

Sondazh

Poll