Politike

VD-Rama-efektivëve: Lufta kundër krimit është prioritet i prioriteve

9 Nëntor 2021, 10:57 Nga DOSJA
VD-Rama-efektivëve: Lufta kundër krimit është prioritet i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vënë si prioritet kryesor për efektivët e Policisë së Shtetit luftën ndaj krimit në të gjithë aspektet, duke kërkuar efikasitet si në rastin e OFL-së. Edhe pse kjo strukturë e ngritur u konsiderua si e dështuar nga vetë zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Policisë së Shtetit. Po ashtu në fjalën e tij gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2022, kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat ndaj mosveprimit të efektivëve në rast shkelje ligji, duke marrë edhe njëherë si shembull krimin e mjedisit.

Lufta kundër krimit është prioritet i prioriteve përfshirë në të gjitha aspektet e saj. Ndjehet ende mungesa me të njëjtin efikasitet siç ka pasur operacioni Forca e Ligjit apo kjo pjesë e organizimit policor tek lufta kundër krimit ekonomik. Aty është e domosdoshme që të vendosen më shumë forca dhe të krijohen kushte për të arritur të njëjtat rezultate si me pjesën tjetër. Prioriteti i dytë jo më pak i rëndësishëm është ngritja në një nivel sigurie më të lartë të të gjithë qarkullimit rrugor në republikën e Shqipërisë. Vendosja e një kontrolli absolut, jo vetëm në aspektin e veprimtarisë kriminale apo të shkeljeve të ligjit që kanë të bëjën me cënimin e personit por që kanë të bëjnë me territorin, me trupin e këtij vendi që Zoti e ka bërë për të qenë parajsë për ata që jetojnë dhe dora e robit e ka kthyer në një ferr. Është e patolerueshme që të ndodhin krime në mjedis. Është e patolerueshme që të jetë në formën e gjobave për ata që hedhin një avlli dhe të mos jetë për ata që mbushin detin në zhavorr. Prioriteti tjetër është rritja e standardeve të bashkëpunimit me qytetarët,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Buxheti për Policinë/ Rama vë objektivat: Zero tolerancë! Ndihmë me drona e satelitë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per policine edi rama buxheti 2022 per policine edi rama

Sondazh

Poll