Politike

VD-Dhuna ndaj gazetares Anila Hoxha, Rama: Dënimi i marrë, i merituar!

9 Nëntor 2021, 10:47 Nga DOSJA
VD-Dhuna ndaj gazetares Anila Hoxha, Rama: Dënimi i marrë, i merituar!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë ndaj dhunës së ushtruar nga efektivi i Policisë, ndaj gazetares Anila Hoxha. Nga takimi me efektivët e Policisë së Shtetit, ku edhe prezantoi buxhetin e vitit 2022, Rama dha se punonjës të tillë janë shkak për fyerjen e kolegëve të tyre. Ndërsa shtoi se masa e marrë ndaj efektivit, pezullimi nga detyra ishte i merituar.

Faleminderit për punën e palodhur dhe rezultatet. Është për të ardhur keq që individë të caktuar me uniformën siç ishte rasti më i fundit i dikujt që keqtrajtoi një gazetare jo për faktin se vajza ishte gazetare po sepse ngjarja u bë edhe më e bujshme për shkak të profesuionin. Por në thelb të faktit se trajtoi një qytetare. Hedhin hije mbi gjithë këtë punë, rezultete e sakrifica. Çdonjëri prej jush del nga shtëpia për të shkuar në një front të vështirë nuk e meriton që në punën e tij dhe imazhin e uniformës që ai apo ajo veshin të ketë të tilla stërkala balte që vijnë nga shkelja e patolerueshme e vijës së sjelljes. Është e rëndësishme që të veprohej ashtu siç u veprua pa asnjë tolerancë. Trupa e Policisë së Shtetit nuk ka nevojë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt sepse është misherimi i ligjit dhe ligji nuk flet dhe as bërtet. Nuk kërcënon dhe shan, por ligji vepron. Në veprimin e ligjit është krejt e tepërt të shtohen gjeste dhe të bëhen akte që faktikisht i ulin kokën atë ditë e nganjëherë disa ditë të gjithë punonjësve që fatkeqësisht në ato moment shihen të gjithë me atë sy për shkak të dikujt që nuk e meriton të jetë kolegu i tyre. Kolegët në fakt dallohin për këto se koleget janë shëmbylltura e mirësisë kudo që kryejnë detyrën,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Buxheti për Policinë/ Rama vë objektivat: Zero tolerancë! Ndihmë me drona e satelitë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per policine edi rama buxheti 2022 per policine edi rama

Sondazh

Poll