Politike

‘Takimin tjetër e kemi për legalizimet’/ Manja: Nëse nuk iu përgjigjemi, kthehuni…

9 Nëntor 2021, 12:10 Nga DOSJA
‘Takimin tjetër e kemi për legalizimet’/ Manja: Nëse

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë me dije temën e diskutimit në prezantimin e ardhshëm me mediat për njësinë anti-korrupsion. Në fjalën e tij para mediave, ministri paralajmëroi se javën që vjen do të prezantojë aksionin e radhës të ndërmarrë për hipotekën dhe legalizimet. Por e ka lënë me aq duke mos preferuar që të japë më informacione të tjerë.

“I bëj thirrje qytetarëve që të na testojnë, mos u nënshtroni, na sfidoni me zërin tuaj dhe nëse nuk iu përgjigjemi, keni të drejtë që të ktheheni tek ankesat dhe kritikat pasi ua kanë marrë lekët. Ua bëj thirrjen qytetarëve që ankohen për mjekët, legalizimet, pyjet dhe çdo lloj inspektori në territor. Duhet të jemi bashkë sepse halli i njërit prej jush bëhet edhe halli i tjetrit. Së bashku jam i bindur që mund t’ja dalim. Në platformën e bashkëqeverisjes keni mundësinë që të na njoftoni dhe ruajmë deri në fund identitetin tuaj. Me gjithë dëshirën e madhe për ta falenderuar me emër dhe mbiemeër, do ta bëj një foto me të ditën që drejtësia do të japë vendimin për këtë rast. Në takimin e radhës të martën që vjen, do të jetë për hipotekën dhe legalizimet. Do të kenë të njëjtin fat si kjo dosje. Deri në ndëshkimin e këtyre zyrtarëve dhe shushunjave, janë aty jo për t’i shërbyer qytetarave, por për të mbushur xhepat e tyre. Qytetarët nga sot kanë një zë që kontrollojnë veprimtarinë direkt nga telefoni i tyre. Detyra jonë është që t’i çojmë deri në fund këto raste,”-tha Manja në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: ‘Kalo e na sill plaçkën’/ Vendosën gjobë, Manja: Pranga inspektorëve të AKU në Fier

(a.b.k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike njesia antikorrupsion 9 nentor 2021 platforma e bashkeqeverisjes ulsi manja njesia antikorrupsion 9 nentor 2021 platforma e bashkeqeverisjes ulsi manja

Sondazh

Poll