Politike

Takimi i Ramës me policinë, Salianji: Po i poshtëron!

9 Nëntor 2021, 11:29 Nga DOSJA
Takimi i Ramës me policinë, Salianji: Po i poshtëron!

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji reagoi pas prezantimit të buxhetit 2022 për policinë e shtetit, aty ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama. Salianji shkruan se Rama po poshtëron policinë, po e fyen madje e ka lënë të pambrojtur. Deputeti shton se Rama po i detyron që të bashkëpunojnë me llumin për të siguruar vota për Rilindjen ndaj sipas tij, vendi ka marrë revansh dhe po kryen vrasje të stilit mafioz.

POSTIMI I SALIANJIT:

Të poshtëtosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propogandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur!Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin! Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për tëbashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e pêrhapur kudo duke e kthyer territorrin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per policine ervin salianji buxheti 2022 per policine ervin salianji

Sondazh

Poll