Politike

“Je bërë 70% më i pasur, miku im”, Veliaj-Sula: Peqini s’ka trafik, por të gjithë…

9 Nëntor 2021, 11:08 Nga DOSJA
“Je bërë 70% më i pasur, miku im”, Veliaj-Sula:

TIRANË – Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj replikoi me deputetë të Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve. Fillimisht, ai iu kundërpërgjigj ndërprerjeve të anëtarëve demokrat të komisionit duke u kujtuar se i ka mundur dy herë në zgjedhje lokale dhe është në gjendje t’i mundë sërish.

Më pas, ai replikoi me tone miqësore me deputetin e PD-së Dashnor Sula, pasi ky i fundit i përmendi trafikun problematik dhe ndërtimet pa leje në kryeqytet. Veliaj i përmendi se Sula, edhe pse kundërshtar politik me të, “është bërë 70% më i pasur falë rritjes së çmimit të pronës me 11%”.

Debatet në Komisionin e Ligjeve:

Erion Veliaj: Jam shpresëplotë se kjo është hera e fundit që ne vijmë si dy shoqata te ndara, pasi kemi një qëllim dhe interes për t’u bashkuar. Pavarësisht se jemi të një krahu apo të një krahu tjetër, unë besoj se paraqesim këtu një interes publik fundor, kur vjen puna për të kryer disa shërbime që kryen njësoj, si nga të majtët, ashtu edhe nga të djathtët, për punën e pastrimit, çerdhe, shkolla, funeralet dhe gjelbërimi. Unë besoj se drama e shoqatave, që kanë një interes të përbashkët, duhet të mbarojë. Eshtë hera e fundit që vijmë në një dëgjesë buxheti si dy shoqata dhe herës tjetër do jemi si një shoqatë e vetme.

Dhurata Çupi: Varet nga ju!

Erion Veliaj: Unë jam gati ta ndërpres t’ju dëgjoj ju, por meqë më ftuat, të mbaroj njëherë unë. Unë ju kam mundur dy herë, ju mund prapë. Sot është të zgjidhim ca halle, jo të bëjmë politikë!

(Replikat me deputetin e PD-së Dashnor Sula)
Erion Veliaj: Ai te diga është sponsori partisë tënde dhe mori leje nga Luli dhe ai e fitoi në gjykatë. Po të duash, unë të dëgjova, miku im, pa ndërprerje. Janë më të mira pallatet dhe ndërtimet që kemi bërë ne, janë me parkim, jo bilardo e bingo poshtë. Mjafton të llogarisësh nga INSTATI. Nëse INSTATI të thotë se vlera e pronës të është rritur 11%, ti je 70% më i pasur. Të ka parë zoti. Peqini s’ka trafik,  por të gjithë duan të jetojnë në Tiranë, prandaj duam të bashkëjetojmë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dashnor sula erion veliaj dashnor sula erion veliaj

Sondazh

Poll