Politike

‘Mos u bëj qesharake’/ Debat në komision, Manastirliu-Dumës: Bëhu serioze

9 Nëntor 2021, 10:52 Nga DOSJA
‘Mos u bëj qesharake’/ Debat në komision,

TIRANË– Debati mes ministres Ogerta Manastirliun, kryetares së komisionit Albana Vokshit dhe deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma u zhvillua ditën e sotme gjatë Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Ishte ndarja e ndihmës ekonomie e cila u kërkua nga Vokshi, ajo që nxiti debatin. Vokshi kërkoi pikëzimin e kësaj ndihme, për të cilën Manastirliu tha se është në fletoren zyrtare. Më tej, ndërhyu dhe Duma e cila kërkoi përgjigje nga ministrja.

DEBATI:

Albana Vokshi: Ju lutem përse nuk bëni transparente pikëzimin për ndihmën ekonomike, vetëm përgjigju pyetjes.

Ogerta Manastirliu: Të flasësh realitetin mund të mos ju pëlqejnë, ju ndihmën ekonomike e kishit të barabartë me votën.

Albana Vokshi: Po bëheni qesharakë, na thuaj pikëzimin, po e përdorni për vota, patronazhistët.

Ogerta Manastirliu: Vendimi i qeverisë është në fletoren zyrtare. Nuk ka lidhje lavatriçe dhe frigorifer. Ju lutem zonja Duma mos bërtisni, se ju kam afër

Grida Duma: Atëherë përgjigju.

Ogerta Manastirliu: Unë do të përgjigjem për atë që di unë të përgjigjem. Duhet të jemi seriozë, të mos bëhemi qesharakë.

Albana Vokshi: Grida, Grida….

Ogerta Manastirliu: Të lutem se e kam me qytetarët dhe jo ty këtë informacion.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi grida duma komisioni i shendetesise 9 nentor 2021 ogerta manastirliu albana vokshi grida duma komisioni i shendetesise 9 nentor 2021 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll