Politike

Takimi me bariun,Krifca: Kishte panel diellor me vete,me siguri ka parë meme-t e mia

9 Nëntor 2021, 09:39 Nga DOSJA
Takimi me bariun,Krifca: Kishte panel diellor me vete,me siguri ka parë

TIRANË– Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tregoi gjatë Komisionit të Ekonomisë, një histori që i kishte ndodhur me nje bari. Ajo tha se kishte takuar këtë bariun, në Leus i cili mbante një panel diellor. Me ironi, ajo tha se ai shumë mirë mund të shikonte në telefonin e tij, i cili karikohej me këtë panel, memet që janë bërë për të.

Gjatë vitit 2022 do vij prapë këtu dhe do tregoj se si po e ndihmoj këtë profesion të trashëgohet. Unë kam takuar një bari në Leus, duke zbritur nga mali i cili po zbriste nga mali, kishte në çantën e tij një panel diellor të vogël, për të karikuar telefonin i cili me siguri kishte Facebook, me siguri ka parë memet e mia. Çështja është se ne jemi vigjilentë, kuptojmë dijet dhe nevojat nga bota dhe atë do të bëjmë. Nuk do ecim në rrugë të pashkelur.’– tha ministrja.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike frida krifca komisioni i ekonomise 9 nentor 2021 frida krifca komisioni i ekonomise 9 nentor 2021

Sondazh

Poll