Politike

“Një ndërtues e la Braçen pa gjumë, prandaj dhe iku”, Sula: Shishet e ujit…

9 Nëntor 2021, 10:46 Nga DOSJA
“Një ndërtues e la Braçen pa gjumë, prandaj dhe

Deputeti demokrat Dashnor Sula pati kritika të sistemin korruptiv të ndërtimeve pa leje në Tiranë. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputeti demokrat deklaroi se kolegu socialist Erion Braçe u detyrua të largohej nga qeveria pas presioneve të një biznesmeni që ndërtonte përpara pallatit ku banon ish/zv-kryeministri.

Më tej, Sula ironizoi duke thënë se për shkak të mungesës së garazheve në shumë pallate të Tiranës, “shishet e ujit janë parkuar”.

“Po e them se nuk është sekret se jetojmë në Tiranë, qarkullon dhe është bërë barcaletë për një leje ndërtimi që shkon te mon kokoleshi e thua a të paguaj 100 mijë euro. Ka vetëm një emër korrupsion, korrupsion, Përgjatë 30 viteve e kanë parë bashkinë për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe faktet janë fakte.

Gjendja ku ndodhet Tirana sot është e vështirë. Nga shtëpia deri në çdo cep dhe jashtë saj për shkak të trafikut, qoftë pallatet që janë ndërtuar dhe mbijnë si kërpudha në çdo vend bosh, ju kryetar e dini mirë. Mund të ketë ardhur satelit më para  E ka ngritur shqetësim Braçe, që e kanë lënë pa gjumë dhe muaj të tërë, klienti që ndërtonte aty  dhe dol nga qeveria. Kemi apartamenta me qindra mijëra të pashitura stok. 75%e parave janë jashtë sistemit.

Që shërbimet që duhet t’u ofron qytetarëve janë të mangëta për shkak të korrupsionit. Nëpër lagje janë bërë shishet e ujit për t’u parkuar se s’ka garazhe. Po flitet për energjinë elektrike, sepse lejet që duhet të jepen nuk kërkohen”, u shpre deputeti i PD-së Dashnor Sula në Komisionin e Ligjeve.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll