Politike

Shtatë vjet nga Reforma Territoriale, PS dhe PD mund të ulen sërish në tryezë

9 Nëntor 2021, 10:16 Nga DOSJA
Shtatë vjet nga Reforma Territoriale, PS dhe PD mund të ulen

TIRANË – Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste dhe Demokratike pritet së shpejti të diskutojnë për rishikimin e Reformës Territoriale, e cila u miratua nga mazhoranca e majtë në vitin 2014. Por, 7 vjet më vonë, ekspertët pretendojnë se rezultatet e kësaj reforme administrativo-territoriale janë nën nivelin e pritshmërive.

Dy reforma territoriale janë miratuar në 31 vitet e fundit në Shqipëri në vitin 2000 dhe 2014. Kjo e fundit solli kalimin e komunave nën administrimin e bashkive. Opozita nuk pranoi ta miratonte 7 vjet më parë këtë Reformë Territoriale me pretendimin se nuk decentralizon pushtetin bashkiak dhe favorizon vetëm qytetet e mëdha.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike

Për “Zërin e Amerikës”, Adelina Farrici drejtori e ekzekutive shoqatës për autonominë vendore pranoi se ka shumë vend për përmirësim në zbatimin e Reformës Territoriale.

“Katërvjeçari 2015-2019 ishte i përqëndruar kryesisht në rilindja urbane. Banorëve u duhet dhënë shërbimi me të njëjtin standart si në qendër të qytetit ashtu dhe në periferi.  A është realizuar 100%? Jo. A ka vend për përmirësim? Absolutisht po. Ka një dallim rrënjësor ky bashkitë me të ardhurat e tyre arrijnë të bëjnë investime dhe kryesisht këto investime janë të orientuara në zonat rurale, në zhvillimin e infrastrukturës rrugore, në pastrim, gjelbërim, ndriçim, por nuk është në nivelin e pritshmërive”, deklaroi Farrici.

Ndërkohë, deputetja e Partisë Demokratike në Dibër Dhurata Çupa ilustron me shembull njërën prej anëve negative të Reformës Territoriale të vitit 2014.

“Ka një përqëndrim të quajtur Rilindja urbane, një investim në qendrat e qytete, por ka mangësira në komuna. Shërbimi publik mungon për shkak të hapësirave të mëdha gjeografike. Dua t’ju jap një shembull, bnjë qytetari i duhen katër orë me makinë që të takojë kryetarin e bashkisë së Dibrës sepse vjen nga komunna Lurë”, u shpreh deputetja Dhurata Çupi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll