Politike

“Është si të vjen”, Rama përmend poezitë, Açka: Mos u merr me gjëra personale!

8 Nëntor 2021, 18:22 Nga DOSJA
“Është si të vjen”, Rama përmend poezitë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur në distancë me deputeten e Partisë Demokratike, Flutura Açka. I pranishëm në foltoren e Kuvendit, Rama tha se do të ketë Akademi për barinjtë, për peshkatarët e për të gjithë, vetëm për poezitë jo, pasi ato vijnë natyrshëm. Ky koment preku Açkën e cila është edhe shkrimtare. Ajo mori fjalën nga vendi dhe në mungesë të kryeministrit Rama, i cili ishte larguar nga salla e Kuvendit, dhe tha se i vjen shumë keq që kreu i qeverisë merret me gjëra personale, kur ajo vetë çdo replikë e ka pasur për institucionin si Kryeministri dhe jo për atë si person.

Pjesë nga replikat:

Edi Rama: Vetëm për poezinë nuk ka akademi. Është si të vjen. Nëse doni që të përqëndrohem tek tema ftoni kolegët që të…me kë të merrem po nuk u mora me ju.

Flutura Açka: Dua t’i përgjigjem kryeministrit meqë përmendi këtu poezitë e mia. Zonja Nikolla ju lutem përcilljani meqë nuk është këtu. Më vjen shumë keq që Kryeministri merret me gjëra personale. Unë atë detyrë e kam mbaruar zonjë dhe nuk ma heq dot asnjë këtë, asnjë politikan për më tepër.

LAJMI KRYESOR: LIVE nga Kuvendi, shtyhet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama flutura acka seance plenare 8 nentor 2021 edi rama flutura acka seance plenare 8 nentor 2021

Sondazh

Poll