Politike

Mediu: Tensionet në Ballkan do kthehen në kërcënim real, të iniciuara nga Rusi-Serbi

8 Nëntor 2021, 17:41 Nga DOSJA
Mediu: Tensionet në Ballkan do kthehen në kërcënim real,

TIRANË- Deputeti Fatmir Mediu është shprehur kundër marrjes se Eurobondit, pasi sipas tij është absurditet që borxhi të laj borxhin. Gjatë seancës së sotme në Kuvend Mediu ka thënë se borxhet që qeveria merr nuk janë borxhe se saj edhe pse aji i merr, por të shqiptarëve. Ai gjithashtu ka bërë një thirrje në lidhje me kërcënimin serbo-rus, që sipas tij do të nisë një konflikt në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që shtoi se duhet që të nxirret një rezolutë që dënon krimet e Serbisë ndaj Kosovës.

“Do të votoj kundër sepse nuk pajtohem me absurditetin e radhës që borxhi të laj borxhin. Kushtetuta i ka dhënë të drejtën kuvendit të vendosë këto akte. Këto borxhe nuk janë detyrime të qeverisë, por janë detyrime të shqiptarëve. Këto borxhe do të paguhen nga shqiptarët. Është imediate që t’i japim përgjigje problemeve që kemi me financat publike. Eurobondi është një instrument financiar, e sa më e lartë të jetë shuma aq i lartë është risku sepse është borxh i huaj. Ka shumë rëndësi edhe pse merret borxhi. Ku do të shkojnë paratë dhe me sa efektivitet shkojnë ata. Edhe nëse mundet të përdoren për investime të mira, efiktiviteti i tij do të ishte thuajse zero. Ndaj do të votoj kundër këtij eurobondi. Më lejoni t’ju bëj një thirrje, të hapim sytë. Evropa po flasin me shqetësim çdo ditë për një skenar të përgatitur në Moskë dhe të inskenuar nga Serbia për të nisur një konflikt të dytë. Prezenca ushtarake serbo-ruse, tregojnë që po përgatiten skenarë për një konflikt të mundshëm. Mbështetja me ndihma ushtarake nga ana e Rusisë për Serbinë duhet të jenë alarm i fortë. I vetmi vend që ka reaguar në Ballkan është Kroacia. Po ashtu përfaqësues të parlamentit ballkanik ngrenë shqetësimin për një konflikt në Ballkan. Ky nivel tensioni kthehet në një kërcënim real. Nuk ka dyshim që kjo është kriza me e rrezikshme që nga viti 1995. Ndarjet në Ballkan nuk janë ekonomike dhe nuk zgjidhen duke parë aspektin ekonomik, ata janë sa fetare, historike dhe gjeopolitike. Shqiptarët kanë pasur një avantazh të madh, mbështetjen e SHBA-së. Duket se balancat kanë ndryshuar, ndaj duhet që ne të gjykojmë të gjithë së bashku për interesin tonë kombëtar. Kjo çështje duhet adresuar në NATO. Qeveria të nxjerrë një rezolutë që dënon krimet e Serbisë ndaj Kosovës,” tha Mediu.

LAJMI KRYESOR: LIVE nga Kuvendi, shtyhet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

(I.A;f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fatmir medoi seance plenare 8 nentor 2021 fatmir medoi seance plenare 8 nentor 2021

Sondazh

Poll