Politike

Situata në PD, Rama: Nuk e di kujt do t’i ngjajë ajo kacafytje, por shqiponjës jo

8 Nëntor 2021, 17:48 Nga DOSJA
Situata në PD, Rama: Nuk e di kujt do t’i ngjajë ajo kacafytje,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, të cilën e ka quajtur kacafytje. Në foltoren e Kuvendit, Rama e ka bërë këtë koment, në momentin që po fliste për marrjen e Eurbondit.

“Borxhi që latë ju ishte 74% dhe s’kishte as tërmeti dhe as pandemi. Dhe ju nuk zbritët sot në Shqipëri, në këtë legjislaturë dhe jeni ndarë në dy krahe….nuk e di se kujt do t’i ngjajë ajo kacafytje në PD, por shqiponjës jo njëherë. Një familje kur është në pozitë të vështirë, normalisht që merr borxh për shtëpinë, nuk rri në diell e shi. Por ka edhe një problem se jo të gjithë ta japin, eurobondi nuk është hua që u merret budallenjve, duke të dëshmosh që je i aftë ta shlyesh. S’ka bankë që të jep borxh nëse ti nuk vërteton ta shlyesh,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: LIVE nga Kuvendi, shtyhet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

(I.A;f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 8 nentor 2021 edi rama seance plenare 8 nentor 2021

Sondazh

Poll